Francë – Shpërbëhet një rrjet rekrutues për xhihadistë në Siri

Shërbimet antiterrorizëm franceze kapën sot një grup, që dërgonte drejt Sirisë persona për xhihad, duke proceduar në disa dhjetëra hetime, kryesisht në rajonin e Tuluzës, në Normandi dhe në rajonin parizian, sipas burimeve policore.

148707
Francë – Shpërbëhet një rrjet rekrutues për xhihadistë në Siri

Objektivat e shënjestruara ishin mes 10 dhe 15, në përfundim të hetimeve, që zgjatën disa muaj, me iniciativë të forcave antiterroriste, që filluan këtë operacion pas sinjalizimeve të shërbimeve të inteligjencës për një grup, që rekrutonte kandidatë për xhihad në Siri, sipas të njëtjave burime.

Numri dhe profili i personave të arestuar ende nuk është bërë publik.

Franca gjatë vitit 2014 përballet me një rritje të madhe të numrit të kandidatëve për xhihad për në Siri dhe Irak, me rrezikun që këta të fundit të kthehen për të kryer veprime terroriste në territorin francez.

Numri i kandidatëve për xhihad në Siri është rritur me më shumë se 80 për qind që prej fillimit të janarit, sipas deklaratave të fundit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve.

Sipas të dhënave të fundit, në fund të shtatorit, rreth 3.000 xhihadistë janë larguar nga Evropa për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS-it në Siri dhe Irak, një shifër që vazhdon të jetë në rritje edhe muajt e fundit, sipas koordinatorit evropian të luftës kundër terrorizmit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme