Australi – Pengmarrësi kërkon flamurin e ISIS-it

Personi i armatosur që mban disa persona peng në një kafeteri në qendër të Sidneit kërkon një flamur të organizatës ISIS dhe konfirmoi se katër bomba janë vendosur në vende të ndryshme, raportoi televizioni “Channel Ten”.

Australi – Pengmarrësi kërkon flamurin e ISIS-it

Nga ana tjetër policia nuk i ka konfirmuar këto informacione.

“Channel Ten” shpjegoi se kishte folur drejtpërdrejtë me dy persona që mbahen peng brenda kafeterisë, që ndodhet në “Martin Place”, një lagje biznesesh në Sidnei.

Pengjet konfrimojnë dy kërkesa të pengmarrësit. Ai do që t’i dërgohet menjëherë në kafeteri flamuri i ISIS-it. Kërkesa e dytë është që të flasë me kryeministrin”, shkruan ky televizion në “Twitter”.

“Dy personat thonë se ka katër bomba, dy në ‘Lindt Cafe’ dhe dy të tjera në vende të ndryshme të lagjes së biznesit të Sidneit”, shtoi televizioni.

Deri tani vetëm pesë persona kanë arritur të dalin nga kafeteria por ende nuk dihet nëse janë liruar apo janë arratisur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme