OKB-ja: Të hetohet me shpejtësi vdekja e ministrit palestinez

Këshilli i Sigurimit në OKB kërkoi që të bëhet një hetim i shpejtë dhe transparent mbi vdekjen e ministrit palestinez, Ziad Abou Ein, i cili humbi jetën të mërkurën gjatë përplasjeve të disa manifestuesve me ushtarë izraelitë.

OKB-ja: Të hetohet me shpejtësi vdekja e ministrit palestinez

Kjo deklaratë unanime, e publikuar të premten në mbrëmje, nuk i referohet aspak rethanave të dyshimta, në të cilat vdiq ministri palestinez dhe konstaton për vullnetin e qeverisë izraelite që të zhvillojë një hetim mbi këtë incident.

Pa drejtuar kritika eksplicite, të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehin dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre, duke u shprehur se Ziad Abou Ein vdiq pas një manifestimi në rajonin palestinez Turmus Ayya.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB inkurajojnë palët që të garantojnë një hetim të shpejtë dhe transparent.

Ata kërkuan gjithashtu që palët të tregojnë përmbajtje të madhe dhe t'i shmangen çdo mase, që mund të destabilizojë më shumë situatën.

Ministri palestinez u vra gjatë një manifestimi paqësor, që mblidhte rreth 300 persona kundër konfiskimit të terreneve palestineze për kolonizimin izraelit, në rrethinat e kolonisë të Adei Ad pranë Ramallahut.

Qeveria palestineze, duke u bazuar mbi autopsinë e trupit të ministrit, flet për vrasje dhe mban Izraelin përgjegjës.

Ndërsa Izraeli, duke u bazuar në të njëjtën autopsi, pretendon për një aksident kardiak, ndoshta të shkaktuar nga stresi, tek një burrë 55 vjeç, që ka pasur edhe më parë probleme kardiake.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme