Një avion ushtarak rus për pak përplaset me një avion linje

Një avion rus për pak u përplas me një avion linje, që sapo kishte nisur fluturimin nga Aeroporti i Kopenhagës, njoftoi të shtunën ushtria suedeze.

Një avion ushtarak rus për pak përplaset me një avion linje

Sipas forcave ushtarake suedeze, incidenti ndodhi të premten në jug të qytetit suedez të Malmos, disa çaste pasi avioni i linjës kishte lënë Aeroportin Ndërkombëtar të Kopenhagës në Danimarkë.

“Ne patëm konfirmimin nga Ministria e Mbrojtjes suedeze se bëhej fjalë për një avion rus”, njoftoi Johannes Hellqvist, zëdhënës i forcave të armatosura suedeze.

Incidenti u zhvillua nën një kontekst thyerjeje në rritje të marrëdhënieve mes vendeve të detit Baltik përballë Rusisë, ku avionët e saj shkelin regullisht hapësirën ajrore të vendeve fqinje.

Këto shqetësime ushqehen nga roli i Moskës përballë Ukrainës dhe kryesisht nga aneksimi i Krimesë.

Pilotët ushtarakë suedezë dhe danezë u ngritën menjëherë në përgjigje të incidentit që ndodhi të premten, njoftoi Hellqvist.

Në fakt, avioni rus nuk e kishte shkelur hapësirën ajrore suedeze, sipas ministrit të Mbrojtjes të Suedisë, Peter Hultqvist, i ciluar nga agjencia suedeze "TT".

Ai shpjegoi se avioni rus fluturonte pa transponder, një pajisje që do e bënte të kapshëm nga radarët e avionit të linjës.

Hultqvist e përshkruajti si të papërgjegjshme praktikën e avionëve rusë, që fluturojnë shpeshherë pas transponder.

“Ekziston rreziku që të ndodhin aksidente dhe që mund të jenë vdekjeprurëse”, theksoi ai.

Një aksident i ngjashëm kishte ndodhur marsin e kaluar, kur një avion i “Scandinavian Airlines” ndodhej vetëm 100 metra nga një mjet rus.

Ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, u alarmua të enjten nga një aktivitet i paprecedentë i flotës ruse në detin Baltik. Ndërsa të premten, kolegu i tij estonez konfirmoi se një avion ushtarak rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit të tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme