Britania e Madhe dërgon një kontigjent të ri stërvitës në Irak

Disa qindra ushtarë britanikë shtesë do të dërgohen në janar në Irak për të stërvitur forcat, që luftojnë kundër ISIS-it, njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, në një artikull të publikuar të shtunën nga "Telegrah".

Britania e Madhe dërgon një kontigjent të ri stërvitës në Irak

Disa ushtarakë britanikë gjenden aktualisht në Irak për të stërvitur forcat kurde në rajonin e Erbilit, kryeqytet i rajonit autonom kurd në veri të vendit.

Në kuadrin e koalicionit ndërkombëtarë kundër ISIS-it, britanikët, që kanë përjashtuar praninë e trupave luftarake në terren, zhvillojnë regullisht sulme ajrore kundër pozicioneve xhihadiste.

"Problemi është se sulmet ajrore kanë ndryshuar mënyrat e të vepruarit të ISIS-it, ku luftëtarët strehohen gjithnjë e më shumë në qytete dhe fshatëra", shpjegoi Fallon në të përditshmen britanike "Telegraph".

"Kjo do të thotë se duhet t’i spostojmë me trupa në terren dhe kjo është një detyrë, që u takon trupave lokale, jo perëndimorëve. Roli ynë aktualisht, përveç bombardimeve, është që t’i stërvisim këto trupa lokale", shtoi ai.

Gjenerali amerikan, James Terry, kishte shpallur dje se vendet anëtare të koalicionit ishin gati të dërgonin rreth 1.500 trupa në Irak me qëllim intensifikimin e luftës kundër ISIS-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme