Afganistan – Talebanët vrasin sekretarin e Gjykatës Supreme

Zyrtarë afganë konfirmuan sot vrasjen e sekretarit të Gjykatës Supreme të vendit nga talebanët.

Afganistan – Talebanët vrasin sekretarin e Gjykatës Supreme

“Ai u vra nga persona të panjohur në distriktin policor numër 5, gjatë kohës kur po shkonte në zyrë”, deklaroi zëdhënësi i policisë afgane, Hashmat Stanikzai.

Talebanët morën menjëherë përgjegjësinë e sulmit kundër sekretarit të Gjykatës Supreme të vendit, Atiqullah Raufi.

Rebelët afganë kanë rritur kohët e fundit sulmet kundër zyrtarëve afganë, po ashtu siç kanë rritur edhe numrin e sulmeve kundër forcave vendase të sigurisë dhe trupave të NATO-s.

Aleanca e Atlantikut Verior do të mbajë në vendin e shkatërruar nga lufta 13 000 ushtarë, pjesa më e madhe amerikanë, që do të trajnojnë forcat afgane të sigurisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme