NATO-ja shqyrton mundësinë e dhënies së asistencës për Irakun

NATO-ja do të shqyrtojë kërkesën për asistencë ndaj Irakut në fushën e stërvitjes dhe këshillimit për trupat e saj të armatosura që luftojnë ISIS-in, sipas burimesh pranë dosjes.

NATO-ja shqyrton mundësinë e dhënies së asistencës për Irakun

"Iraku i kërkoi një mbështetje NATO-s për të përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse", deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një fjalimi në Doha.

Të 28 krerët e shteteve dhe qeverive të Alenacës kishin filluar në shtator, gjatë një mbledhje në Uells, programet e NATO-s për të ndihmuar vendet partnere, që të përforcojnë ushtritë e tyre dhe ishin shprehur të gatshëm që të shqyrtonin seriozisht çdolloj kërkese për asistencë të Irakut në këtë kuadër.

Por një diplomat theksoi se ngritja e një misioni stërvitor të forcave irakiane nga NATO-ja nuk shihet me sy të mirë nga aleatët, pasi këta nuk duan të dërgojnë në terren shumë ushtarë, ndërkohë që do të jetë i nevojshëm një veprim i tillë për të garantuar mbrojtjen e ekspertëve gjatë detyrës së tyre.

NATO-ja i dha fund në vitin 2011 një misioni stërvitor të forcave irakiane, që kishte filluar në vitin 2004, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje me qeverinë e mëparshme, të drejtuar nga Nouri al-Maliki.

Kryeministri aktual irakian, Haidar al-Ibadi, që zëvendësoi Al-Malikin para tre muajsh, kohët e fundit shkarkoi përgjegjës të lartë të sigurisë dhe shpalli një intensifikim të luftës kundër korrupsionit, pasi zbuloi se vendi paguante rrogat e 50 mijë ushtarëve fiktiv.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme