Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

FMN-ja u kërkon donatorëve fonde shtesë për Ukrainën

FMN-ja u kërkoi dje vendeve donatore që të japin fonde shtesë për Ukrainën, e cila është e kërcënuar nga një krizë e fortë për shkak të peshës së madhe të borxhit të saj.

FMN-ja u kërkon donatorëve fonde shtesë për Ukrainën

"Është e rëndësishme që komuniteti i donatorëve të mobilizohet dhe t’i japë para Ukrainës", vlerësoi FMN-ja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte ndihmuar në fillim të vitit në ngritjen e një programi të asistencës financiare prej 27 miliardë dollarësh, pasi një kryengritje properëndimore në Ukrainë rrëzoi regjimin prorus të Viktor Janukoviçit.

Kjo shumë është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e vendit, që përballet me një kryengritje proruse në lindje, dhe FMN-ja vlerësoi së fundmi që Kievi do të ketë nevojë për 19 miliardë të tjera ndihmë, nëse lufta vazhdon edhe në vitin 2015.

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, pohoi një ditë më parë se Ukraina do të ketë nevojë për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për të evituar një mospagim të borxhit, pavarësisht ndihmës së premtuar nga FMN-ja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme