Socialdemokrati Muller zgjidhet kryetar i Bashkisë së Berlinit

Socialdemokrati Michael Muller u zgjodh sot kryetar i Bashkisë së Berlinit, ku pasoi karizmatikun Klaus Wowereit, i cili dha dorëheqjen pas 13 viteve në funksion për shkak të dështimit të ndërtimit të aeroportit të ri në kryeqytetin gjerman.

Socialdemokrati Muller zgjidhet kryetar i Bashkisë së Berlinit

Miratuar nga Partia Socialdemokrate (SPD) në muajin tetor, Michael Muller, 50 vjeç, mori 87 vota nga parlamentarët e Berlinit, qytet i pajisur me statusin e shtetit rajonal, ndërkohë që 58 deputetë votuan kundër zgjedhjes së tij dhe një abstenoi.

Gjatë kësaj zgjedhjeje të hapur me 17.000 anëtarë të SPD-së berlineze, Michael Muller mori 59,11 për qind të votave kundrejt 20,88 për qind për Jan Stoss, 41 vjeç dhe 18,68 për qind për Raed Saleh, 37 vjeç .


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme