OKB-së i nevojiten 16,4 miliardë dollarë për ndihmat humanitare

Agjencitë humanitare të OKB-së duan të ndihmojnë 57,7 milionë persona në vitin 2015, një shifër rekord që vë në vështirësi kapacitetet e tyre dhe për këtë ato kanë nevojë për 16,4 miliardë dollarë, sipas kërkesës së paraqitur të hënën në Gjenevë.

OKB-së i nevojiten 16,4 miliardë dollarë për ndihmat humanitare

“Rritja e madhe për nevoja i tejkalon kapacitetet tona të reagimit”, theksoi Valerie Amos, sekretare e përgjithshme për çështjet humanitare dhe koordinimin e shpëtimit urgjent.

Për të ndihmuar rreth 58 milionë persona, të konsideruar si më të rrezikuarit, agjencitë e OKB-së kanë nevojë për 16,14 miliardë dollarë (13,6 miliardë euro), një ndihmë kjo që nuk përfshin ndihma humanitare për nëntë vendet e rajonit të Sahelit dhe për Xhibutin, që janë duke u vlerësuar dhe do të paraqiten në shkurt.

Kriza në Siri, që zgjat që prej vitit 2011, do të marrë gati gjysmën e ndihmave, mes atyre që do të jepen për vendin (12,2 milionë persona të prekur) dhe ndihmës për refugjatët dhe komunitetet (6 milionë persona, ku 3,2 milionë refugjatë), të cilët janë pritur në nga vendet fqinje.

Sudani Jugor është prioriteti i dytë i kësaj ndihme me 1,8 miliardë dollarë.

Krizat e tjera të mëdha janë ato në Republikën e Afrikës Qendrore, Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Birmani, territoret e pushtuara të Palestinës, Somali, Sudan, Ukrainë dhe Jemen.

Për vitin 2014, agjencitë e OKB-së kishin vlerësuar nevojat e tyre financiare në 17,9 miliardë dollarë, një shifër rekord që deri tani është mbuluar në masën 52 për qind nga donatorët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme