Më shumë se 4000 afrikanë në radhët e ISIS

Mendohet se më shumë se 4 mijë luftëtarë Afrikanë marrin pjesë në aktivitetet mizore dhe të rrezikshme të organizatës terroriste ISIS në Lindjen e Mesme.

Më shumë se 4000 afrikanë në radhët e ISIS

Komisioneri i për Këshillin e Sigurimit dhe paqes në Bashkimin Afrikan Ismail esh-Sharki tha se në organizatën terroriste ISIS parashikohet se luftojnë më shumë se 4 mijë afrikanë.

Në fjalën që mbajti në një mbledhje të mbajtur në kryeqytetin e Algjerisë nga Qendra e Antiterrorit të Afrikës Sharki tha se "Mendohet se më shumë se 4 mijë luftëtarë afrikanë marrin pjesë në aktivitetet mizore dhe të rrezikshme të organizatës terroriste të ISIS-it në Lindjen e Mesme".

Sharki nuk ka dhënë detaje se cilit vend afrikan i përkasin këta luftëtarë, por thekson se në rast të kthimit të luftëtarëve në kontinentin afrikan, kjo gjë do të krijonte një rrezik të madh.

Sharki rikujtoi ngjarjen e shtatorit të vitit të kaluar në Algjeri, ku një organizatë e quajtur "Ushtari i Kalifatit" rrëmbeu dhe ekzekutoi një qytetar francez, dhe shprehet se "Zhvillimet e deritanishme në Lindjen e Mesme janë bërë frymëzim i organizatave terroriste edhe në kontinentin afrikan".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme