Sot fillon java vendimtare për Ukrainën

Me linjën e negociatave të para për paqe që prej tre muajsh mes prorusëve dhe përfaqësuesve të Kievit sot ka nisur një javë vendimtare për të ardhmen e Ukrainës.

Sot fillon java vendimtare për Ukrainën

Një javë vendimtare për të ardhmen e Ukrainës nis sot me linjën e negociatave të para për paqe që prej tre muajsh mes prorusëve dhe përfaqësuesve të Kievit dhe hyrjes së pritshme në fuqi të një armëpushimi në lindjen proruse, ku 11 civilë janë vrarë këtë fundjavë.

Në matje forcash paralele mes Rusisë dhe perëndimorëve, kancelarja gjermane, Angela Merkel dënoi Moskën duke e akuzuar se kishte shkaktuar vështirësi tek fqinjët dhe kryesisht në Ukrainë, që po përballet prej tetë muajsh me një mosbindje të armatosur prorus, mbështetur ushtarakisht nga Rusia sipas Kievit dhe perëndimorëve.

Merkel, me siguri drejtuesja evropiane që Vladimir Putin respekton më shumë, ka mbështetur gjithashtu sanksionet perëndimore kundër Rusisë duke theksuar se kjo ishte rruga më e mirë pavarësisht dëmeve të shkaktuara ekonomive evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme