Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Merkel: Rusia përpiqet të lidhë ekonomikisht Ballkanin Perëndimo

"Rusia është duke u përpjekur të lidhë pas vetës disa vende të Ballkanit Perëndimor në aspektin politik dhe ekonomik", tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një prononcim për “Welt am Sonntag”.

Merkel: Rusia përpiqet të lidhë ekonomikisht Ballkanin Perëndimo

Kryeministrja e Gjermanisë Angela Merkel, duke mbrojtur sanksionet e shteteve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës, tha: "Rusia në vitin 1994 bashkë me Marrëveshjen e Budapestit ka premtuar se do të respektojë tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Ukrainës, por ndërkaq i ka cënuar këta. Kjo nuk mund të lihet pa përgjigje."

Merkel, në reportazhin që dha për “Welt am Sonntag”, ndërsa kritikoi me fjalë të ashpra përfshirjen e Krimesë në Rusi, kritikoi edhe politikën e Rusisë në Ukrainë. Merkel tha se për krizën që ekziston mund të gjendet vetëm zgjidhje politike dhe për këtë tha se do të vijojnë dialogun me Moskën.

- Rusia përpiqet të lidhë pas vetes ekonomikisht Ballkanin Perëndimor

Merkel kritikoi politikat e Rusisë ndaj Gjeorgjisë dhe Moldavisë, duke thënë se Kremlini duhet të respektojë marrëveshjet e firmosura me qëllim afrimin e këtyre shteteve me Bashkimin Evropian.

"Nga e gjithë kjo është e qartë se Rusia është duke u përpjekur të lidhë pas vetës disa vende të Ballkanit Perëndimor në aspektin politik dhe ekonomik", tha Merkel.

- Diskutimi i anëtarësisë në NATO

Merkel, e cila vlerësoi edhe bashkëpunimin me NATO të Ukrainës dhe pritshmëritë e saj për anëtarësi, duke kujtuar se nuk kanë pranuar kalimin në realizimin e Planit të Zbatimit të Anëtarësisë, tha se për këtë kanë arsye të drejta dhe se këto arsye janë të vlefshme edhe për ditën e sotme.

Duke shprehur përsëri mbështetjen e saj ndaj aleatëve të NATO-s, Polonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë , Merkel theksoi se përgjegjësia e mbrojtjes kolektive të Aleancës i përfshin të gjithë shtetet aleate.

“Është më e thjeshtë që të shembësh urat se sa t’i ndërtosh ata.” “E rëndësishme është që të vendosen hapat e hedhura të ligjit ndërkombëtar, në këtë pikë sanksionet janë të domosdoshme” nënvizoi Merkel.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme