Kina refuzon të ballafaqohet me Filipinet në arbitrazh

Pekini rikonfirmon refuzimin e tij për të marrë pjesë në një procedurë arbitrazhi ndërkombëtare, të filluar nga Filipinet për të zgjidhur tensionet e forta të sovranitetit mes dy vendeve.

Kina refuzon të ballafaqohet me Filipinet në arbitrazh

Pekini rikonfirmon refuzimin e tij për të marrë pjesë në një procedurë arbitrazhi ndërkombëtare, të filluar nga Filipinet për të zgjidhur tensionet e forta të sovranitetit mes dy vendeve, dhe që supozohet që Kina të paraqesë argumentet e saj para mesit të dhjetorit.

“Objektivi nuk është sikurse shprehen Filipinet, që të gjendet një zgjidhje paqësore e problemeve në Detin e Kinës Jugore, por që të sjellë një presion politik ndaj Kinës”, kritikoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme në një dokument të gjatë.

“Qeveria kineze përsëriti se nuk do të pranojë kurrë, dhe as nuk do të marrë pjesë në një gjykatë arbitrazhi, një procedurë e papranueshme”, insistohet në këtë tekst ku shfaqet pozicioni i Pekinit.

Filipinet iu drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë për të shqyrtuar mosmarrëveshjet që e kundërvunë me Kinën mbi sovranitetin e ishujve dhe ujërave përreth në Detin e Kinës Jugore.

Manila shprehet se është konformë me procedurat e parashikuara nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën e detit (UNCLOS), të nënshkruar në vitin 1982 nga të dyja shtetet, dhe dënon aktivitetin ilegal të Kinës që po shkel autoritetin dhe sovranitetin e Filipineve.

Pavarësisht refuzimeve të përsëritura të Pekinit që të angazhohet në një procedurë të arbitrazhit, Gjykata i kërkoi Kinës që të paraqesë përgjigjet e saj ndaj argumenteve të Filipineve deri në 15 dhjetor.

Kina kërkon gati krejtësisht Detin e Kinës Jugore, udhëkryq i rrugëve detare jetësore për tregtinë botërore, ku ka rezerva burimesh të konsiderueshme të peshkut dhe ku mendohet që ka gjithashtu rezerva të konsiderueshme në hidrokarbure.

Filipinet, Vietnami, sulltanati i Bruneit, Malajzia dhe Tajvani i janë kundërvënë këtyre pretendimeve, duke sjellë përplasje të fuqishme territoriale mes Pekinit dhe fqinjëve të vetë në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme