Interpoli lëshon urdhërarrest për Kardavin

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka publikuar një urdhërarrest për Kryetarin e Lidhjes Botërore të Dijetarëve Myslimanë Jusuf el-Kardavi.

Interpoli lëshon urdhërarrest për Kardavin

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar një urdhërarrest për Kryetarin e Lidhjes Botërore të Dijetarëve Islam Jusuf el-Kardavi pas kërkesës së Egjiptit për arrestimin e tij.

Në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e INTERPOL me qendër ne Lion të Francës thuhet se Jusuf el-Kardavi, i cili ka nënshtetësi Egjiptiane dhe atë të Katarit, është shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzat për ndihmë me paramendim për kryerjen e krimeve, ndihmë të burgosurve për t’u arratisur, vjedhje si dhe zgjarrvënie të qëllimshme.

Në njoftim janë publikuar edhe 3 fotografi të 88-vjeçarit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme