SHBA premtojnë rritje të konsiderueshme të ndihmave ndaj Jordanis

Obama deklaroi se ndihma amerikane do të kalojë një miliard dollarë në vit.

SHBA premtojnë rritje të konsiderueshme të ndihmave ndaj Jordanis

Presidenti Barack Obama, njoftoi për një rritje të ndjeshme të ndihmës amerikane ndaj Jordanisë me rastin e një takimi në Shtëpinë e Bardhë me mbretin, Abdullah II të Jordanisë.

Obama deklaroi se ndihma amerikane do të kalojë një miliard dollarë në vit, kundrejt 660 milionë dollarë në vit që ishte aktualisht. Ai gjithashtu premtoi garanci të reja për hua.

“Të gjitha këto synojnë të përforcojnë reformat politike dhe ekonomike që po kryhen në Jordani”, theksoi Obama.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se kjo ndihmë, që do të diskutohet në Kongres, do të aplikohet në periudhën 2015-2017.

Duke kujtuar që Jordania ka pritur me mijëra refugjatë sirianë të shpërngulur për shkak të luftës civile nga vendi i tyre, Obama theksoi rëndësinë për të ndihmuar këtë vend që përballet gjithnjë me përgjegjësitë e veta.

Mbreti Abdullah II, një nga aleatët kryesorë në Lindjen e Mesme i SHBA-së, falënderoi Obamën për këtë ndihmë në një moment shumë të vështirë për Jordaninë ku refugjatët përfaqësojnë tashmë 20 për qind të popullsisë së vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme