Obama neser do ta paraqet zëvendësin e kreut të Pentagonit

Ashton Carter, 60 vjeç, që ka qenë ndihmëssekretar i Mbrojtjes i Leon Panetta-s mes tetorit 2011 dhe dhjetorit 2013.

Obama neser do ta paraqet zëvendësin e kreut të Pentagonit

Presidenti amerikan Barack Obama do të shpallë nesër zëvendësuesin e Chuck Hagel në krye të Pentagonit, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Ashton Carter, 60 vjeç, që ka qenë ndihmëssekretar i Mbrojtjes i Leon Panetta-s mes tetorit 2011 dhe dhjetorit 2013, konsiderohet si favoriti kryesor në këtë post.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar hapur këtë emërim por përshëndeti mirkuptimin e ministrit të Mbrojtjes dhe kujtoi se emërimi i tij si numri dy i Pentagonit ishte konfirmuar me unanimitet nga Senati në shtator 2011.

“Presidenti do të shpallë zgjedhjen e tij nesër”, deklaroi sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Obama deklaroi në fund të nëntorit largimin e Chuck Hagel, Shtëpia e Bardhë insistonte mbi nevojën e një rinovimin të kreut të Pentagonit në momentin kur SHBA-ja përballet me shumë sfida ndërkombëtare, në veçanti në luftën kundër grupit ISIS-it.

Michele Flournoy, ish-numri tre në Pentagon që ishte figura kryesore për ta zëvendësuar, dhe të bëhej kështu gruaja e parë që drejtonte ushtrinë amerikane, u tërhoq vetë nga gara, duke paraqitur arsye familjare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme