Hollande kërkon ulje të tensionimit në Ukrainë

"Ne duhet të angazhohemi në një proces të uljes së tensionimit dhe jo përshkallëzimit të situatës", theksoi Hollande.

Hollande kërkon ulje të tensionimit në Ukrainë

Presidenti francez, François Hollande kërkoi sot ulje të tensionimit të situatës në Ukrainë pas fjalimit të djeshëm para kombit të Presidentit rus, Vladimir Putin që e vuri theksin te përgjegjësia e perëndimorëve në këtë konflikt.

“Tensioni, presioni nuk janë kurrë zgjidhje”, nënvizoi Presidenti francez në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun kazak, Nursultan Nazarbaiev duke u shprehur për një ulje të tensionimit fillimisht verbal dhe më pas në lëvizjet e trupave në Ukrainë.

Ne duhet të angazhohemi (…) në një proces të uljes së tensionimit dhe jo përshkallëzimit të situatës”, theksoi François Hollande.

“Nuk kam reshtur kurrë së kërkuari dialog”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme