Atentat kamikaz në Kirkuk të Irakut

Të paktën 15 persona u vranë dje në dy atentate kamikaze në Kirkuk, të Irakut.

Atentat kamikaz në Kirkuk të Irakut

Të paktën 15 persona u vranë dje në dy atentate kamikaze në Kirkuk, të Irakut.

Shpërthimet ndodhën rreth orës 18:30 në Sadr City, një lagje shiite në Kirkuk, në veri të Irakut, njoftuan zyrtarët e shërbimeve të shëndetësisë dhe policisë.

“Kjo është një rrugë shumë e frekuentuar, me restorante dhe dyqane, dëmet janë të mëdha”, deklaroi një kolonel i policisë. Zyrtari i shërbimeve të shëndetësisë për provincën e Kirkukut, Sabah Muhammed Amin, konfirmoi këtë bilanc.

”Një prej atentateve shkaktoi të paktën 9 të vdekur dhe 25 të plagosur dhe tjetri 6 të vdekur dhe 22 të plagosur”, bëri të ditur një kolonel policie dhe një burim spitalor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme