Ndalohet përparimi i ISIS-it

Sipas deklaratës që doli nga ministeriali i koalicionit ndërkombëtar në Bruksel është ndaluar përparimi i ISIS-it në Siri dhe Irak.

Ndalohet përparimi i ISIS-it

“Ka filluar të merren rezultate në mobilizimin global kundër ISIS. Është frenuar përparimi i ISIS-it në Siri në përgjithësi dhe në Irak”, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar nga ministrat e punëve të jashtme të 60 vendeve, pjesë e koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një ministeriali në Bruksel.

Në vijim të deklaratës thuhet se vendet e koalicionit ndërkombëtar kanë rënë dakord se një mobilizim i suksesshëm kundër ISIS-it do të kërkojë kohë dhe ka nevojë për një ndërhyrje të vazhdueshme, të bashkuar dhe koordinuar.

Disa vende, që janë pjesë e koalicionit ndërkombëtar, theksojnë se për të mundur plotësisht ISIS-in ka nevojë për kryerjen e një operacioni tokësor dhe kanë bërë thirrje për të rritur mbështetjen ndaj opozitarëve të moderuar që luftojnë kundër regjimit të Sirisë, ISIS-it dhe Al-Nusras.

Në deklaratë vlerësohet mikpritja që tregojnë Turqia, Libani, Jordania dhe Iraku ndaj refugjatëve sirianë, ndërsa nënvizohet nevoja për të shtuar sasinë e ndihmave humanitare.

Gjithashtu vendet e koalicionit janë dakorduar për ta vlerësuar edhe një herë situatën duke mbajtur një mbledhje në nivelin e ministrave brenda 6 muajve.

Nga ana tjetër forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koalicionit ndërkombëtar gjatë tre ditëve të fundit kanë organizuar 25 operacione ajrore kundër objektivave të ISIS-it në Siri dhe Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme