Çarja e naftsjellësit në Izrael rrezikon mjedisin

”Miliona litra naftë kanë rrjedhur nga e çara e këtij naftësjellësi”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Ran Lior.

Çarja e naftsjellësit në Izrael rrezikon mjedisin

Një rrjedhje pas çarjes së një naftësjellësi ka shkaktuar fatkeqësinë më të madhe mjedisore në historinë e Izraelit, njoftoi sot Ministria izraelite e Mjedisit.

”Miliona litra naftë kanë rrjedhur nga e çara e këtij naftësjellësi”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Ran Lior.

Zyrtarët po hetojnë për fatkeqësinë që ndodhi në jug të vendit, pranë zonës turistike të Eilatit, në Detin e Kuq.

”Kafshë të ndryshme dhe palma të rralla rrezikojnë shumë nga kjo ndotje e ambientit”, deklaroi Ran Lior.

Ai shtoi se pastrimi i zonës do të merrte shumë kohë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme