Izrael-Tzipi dhe Lapid të bashkuar kundër Netanjahut

Netanjahu tha se Livni është personi i fundit që mund të thuhet se vepron me përgjegjësi.

Izrael-Tzipi dhe Lapid të bashkuar kundër Netanjahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ministri i Financave, Yair Lapid dhe Ministrja e Drejtësisë, Tzipi Livni kanë bashkuar forcat kundër tij.

"Kjo lloj sjellje lehtë mund të konsiderohet grusht shteti. Është e pamundur që qeveria të punojë në këto kushte", tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit theksoi se qeveria aktuale nuk mund të qeveris vendin në kushtet ekzistuese sepse nuk ka solidaritet të mjaftueshëm midis ministrave.

"Detyra ime si kryeministër është të ofrojë siguri, të përmirësoj ekonominë, të ulu koston e jetës dhe ti përgjigjem qytetarëve", tha kryeministri izraelit.

Ai shtoi se Livni është personi i fundit që mund të thuhet se vepron me përgjegjësi.

"Në maj, së pari u takua me Mahmud Abbas. Më pas tha se bojkoti që unë gjoja kam zbatuar kundër Abbas është i paarsyeshëm. Sot sërish është vërsulur ndaj punës së Qeverisë. Livni dhe Lapid kanë një gjë të përbashkët, flasin për politika të reja, dhe vazhdojnë të aplikojnë metoda të vjetra politike ", thotë Netanjahu.

Ai vuri në dukje se Livni dhe Lapid në javët e fundit u janë afruar grupeve individuale fetare në mënyrë që, siç thotë ai, për ta eliminuar nga politika.

"Është e nevojshme që të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe të formohet një qeveri e re dhe e fuqishme që do të tregojë solidaritet," tha Netanyahu, i cili shkarkoi Lapid dhe Livni.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme