Franca i tha "PO" Shtetit të Palestinës

Deputetët francezë miratuan të martën me shumicë votash një rezolutë duke e ftuar qeverinë të njohë shtetin palestinez në kuadër të marrjes së një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit.

Franca i tha "PO" Shtetit të Palestinës

Kauza palestineze vazhdon të fitojë legjitimitet në platformën ndërkombëtare.

Parlamenti francez pranoi projekt-rezolutën të paraqitur nga deputetët e Pastrisë Socialiste në pushtet që i kërkon qeverisë "Të njohë Palestinën si shtet". Rezoluta është jo-detyruese, por që ka një forcë simbolike në kontekstin e presionit në rritje në Evropë për njohjen e shtetit palestinez.

Në votimin e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme dolën 339 vota "pro" dhe 151 vota "kundër". Duke folur para votimit në emër të Partisë Socialiste, François Loncle tha se: "Njohja e Palestinës si shtet do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes Izrael-Palestinë dhe paqes së qëndrueshme në rajon”.

Kurse Ministri i Jashtëm, Laurent Fabius në fjalën që mbajti në mbledhjen e kaluar në Parlament për draftin në fjalë pati deklaruar se Franca do të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe do ta njohë Palestinën si shtet.

Autoriteti Palestinez e përshëndeti menjëherë votimin e parlamentit francez, ndërkohë që ambasada izraelite në Francë e konsideroi një mesazh të gabuar për liderët dhe për rajonin.

Vendimi pritet të kontribuojë në procesin e paqes ndërmjet Palestinës dhe Izraelit.

Sipas kushtetutës së Francës, për njohjen e një shteti duhet vendimi i Presidentit dhe qeverisë.

Deri më sot, Palestina është njohur nga 135 vende.

Në muajin tetor Suedia e njohu Palestinën zyrtarisht si shtet.

Më parë edhe parlamentet e Britanisë dhe Spanjës kanë marrë vendime drejt njohjes së Palestinës pavarësisht se nuk është njohur zyrtarisht nga qeveritë e këtyre vendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme