Policia gjermane identifikon vajzat që turkja i mbrojti nga serb

Policia gjermane ka identifikuar dy vajzat, të cilat vajza e re me prejardhje nga Turqia, Tugce Albayrak, më 15 nëntor tentoi ti mbronte në qytetin Offenbach pranë Frankfurtit, por që në këtë përpjekje mori goditje të rënda që i sollën asaj vdekjen.

Policia gjermane identifikon vajzat që turkja i mbrojti nga serb

Policia gjermane ka identifikuar dy vajzat të cilat e ndjera Tugce tentoi ti mbrojë nga ngacmimi i një grupi, por ku vetë humbi jetën në tragjedinë që ndodhi në qytetin Offenbach, pranë Frankfurtit.

Gazeta gjermane "Bild" ka publikuar një video me kohëzgjatje prej dy minutash të regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe në të cilin shihen pamjet e sulmit fizik ndaj Tugce Albayrak.

Në video shihet se si të rinjtë me prejardhje nga Serbia me duar tregojnë në drejtim të grupit të të rinjve, të cilët ndodheshin në parkingun e restorantit dhe në mesin e të cilëve ishte edhe Tugce. Po ashtu, në video duket personi, të cilin policia e ka identifikuar si Sanel M., teksa godet për vdekje vajzën me origjinë turke.

Në video mund të shihet qartë se si Tugce bie në tokë duke e goditur me kokë asfaltin, ndërkohë që Sanel M. pas sulmit largohet me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes.

Tugce Albayrak më 15 nëntor ishte me shoqërinë e saj në një restorant të Offenbachut kur, në përpjekje për ti ndihmuar dy vajzat vendase, të cilat në tualet i ngacmuan tre të rinj me prejardhje nga Serbia, vdiq si pasojë e goditjes që mori në kokë. Pas qëndrimit disa ditor në reanimacion në një “luftë” për jetën Tugce vdiq në spitalin e Offenbachut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme