Protestë e mjekëve rus

Kjo protestë e organizuar në bulevardin Tsvetnoj, u përkrah edhe nga të afërmit e të sëmurëve, sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat opozitare.

Protestë e mjekëve rus

Mjekët në Moskë në kryeqytetin e Rusisë, protestuan vendimin për reduktimin e numrit të shtretërve dhe stafit në spitale.

Mjekët dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor të cilët u mblodhën në bulevardin Tsvetnoj, i cili gjendet në një nga lagjet qendrore të Moskës, kanë reaguar ndaj vendimeve të reja në sistemin shëndetësor.

Gjatë protestës së mjekëve në të cilën morën pjesë edhe të afërmit e të sëmurëve u shpreh revolta kundër reduktimit të stafit, mbylljes së disa spitaleve në Moskë dhe reduktimit të buxhetit.

Gjithashtu u paralajmërua se ky vendim do të krijojë probleme serioze në sistemin shëndetësor.

Protesta është mbështetur edhe nga sindikatat, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat opozitare.

Në qytete të ndryshme të Rusisë mjekët gjithashtu kanë zhvilluar marshime në mbështetje të protestës në Moskë. Me 3 nëntor mjekët kishin zhvilluar një protestë të ngjashme në Moskë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme