Refugjatët sirianë në Greqi në grevë urie

Që prej ditës së martë, sirianët kanë filluar një grevë urie dhe dhjetëra prej tyre janë shtruar në spital me gjendje dobësie.

209133
Refugjatët sirianë në Greqi në grevë urie

Rreth 200 sirianë në grevë urie në sheshin Syntagma në qendër të Athinës u kërkuan vendeve evropiane të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe të pranojnë në vendet e tyre refugjatët e luftës.

“Greqia në krizë nuk mund të mbajë e vetme peshën për pritjen e refugjatëve të luftës”, theksoi, Nander Halbuni, përfaqësues i sirianëve në sheshin Syntamga, para Parlamentit, në një konferencë shtypi.

“Zgjidhja e vetme për ne dhe familjet tona është të kenë të drejtë të shkojnë në një vend tjetër për të nisur një jetë të re dhe të denjë për fëmijët tanë”, nënvizoi ai.

Sirianët, familjet dhe fëmijët e të cilëve janë pa strehë, të mbërritur së fundi në Greqi pasi u larguan nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës, janë vendosur në kampe që prej 19 nëntorit në sheshin Syntagma për të kërkuar kushte më të mira strehimi nga autoritetet greke.

”Që prej ditës së martë, sirianët kanë filluar një grevë urie dhe dhjetëra prej tyre janë shtruar në spital me gjendje dobësie”, sipas OJQ për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

“Ne i kemi shpëtuar vdekjes në Siri dhe ndodhemi në kushte të mjerueshme në Greqi”, shkruhej në greqisht dhe anglisht në një banderolë.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme