Prania e luftanijeve ruse në Ngushticën e La Manshit

Sipas Ministrit rus të Mbrojtjes, luftanija Severomorsk, ka lënë më 20 nëntor portin pranë Murmanskit, në detin Barents.

209115
Prania e luftanijeve ruse në Ngushticën e La Manshit

Një grup luftanijesh ruse u shfaqën në ngushticën e La Manshit, por prania e tyre nuk u gjykua e pazakonshme nga vendet fqinje apo NATO, sipas Aleancës Atlantike, Parisit dhe Londrës.

“Ne jemi në dijeni të pranisë së anijeve ruse. Sipas nesh anijet janë në tranzit dhe janë vonuar për shkak të kushteve të këqija të motit. Ato nuk po bëjnë manovra në ngushticën e La Manshit, ashtu siç thuhet në disa tituj të shtypit rus”, deklaroi komandanti ushtarak i NATO-s në Evropë.

Sipas Ministrit rus të Mbrojtjes, luftanija Severomorsk, ka lënë më 20 nëntor portin pranë Murmanskit, në detin Barents.

“Nuk ka asgjë të pazakontë”, deklaroi një zyrtar i shërbimit informativ (Sirpa) nga Marina kombëtare franceze. ”Bëhet fjalë për një manifestim të anijeve në tranzit. Kushtet klimatike nuk janë të mira në zonë”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme