Një grua afgane për hakmarrje vret 25 militantë taleban

Reze Gyl e cila është konfliktuar me talebanët është Ikona e përpjekjeve të grave afgane.

Një grua afgane për hakmarrje vret 25 militantë taleban

Një grua afgane në Farah të Afganistanit pas vrasjes së djalit të saj nga talebanët është konfliktuar për orë të tëra me militantët.

Sipas raportimeve nga media lokale, gruaja me emrin Reze Gyl e cila në rajonet e Farah është komandante e një grupi të vogël policësh është përleshur me militantët talebanë për hakmarrje, pasi djali i saj u vra gjatë sulmeve të militantëve.

Gyl e cila thekson se për të garantuar sigurinë e rajonit nuk ka asnjë mundësi tjetër shprehet se: "Në orët e para të mëngjesit sulmuan pikën e kontrollit ku ishte im bir me detyrë dhe ma vranë para syve të mi. Edhe unë pasi mora armën në dorë hyra në konflikt të armatosur me talebanët". Gyl më tej vazhdon duke thënë se: "Më pas, bashkëshorti im, vajza, djali dhe nusja morëm armët dhe patëm një konflikt të armatosur i cili zgjati për 7 orë, ku si pasojë e konfliktit u vranë 25 militantë dhe u plagosën 5 të tjerë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sedik Sediki në një deklaratë për mediat ka theksuar se Reze Gyl e cila pak kohë më parë është konfliktuar me talebanët është Ikona e përpjekjeve të grave afgane. Sipas tij policia në Farah do të mbështesë Gylin me të gjithë mundësitë e saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme