Obama: Nuk ka justifikim për sjelljet destruktive

Gjatë vizitës së tij në Chicago, Obama theksoi se vendimi i gjykatës ka "shqetësuar shumë njerëz".

Obama: Nuk ka justifikim për sjelljet destruktive

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama në lidhje me valët e reja të dhunës në Ferguson ka theksuar se “nuk ka asnjë justifikim për të djegur ndërtesat, makinat dhe shkatërrimin e pronës”.

Mijëra qytetarë të amerikanë protestojnë në mbarë vendin për shkak të shpalljes së vendimit të gjykatës në Ferguson që të lirojë policin i cili e varu të riun afro-amerikan, Micheal Brown.

Gjatë vizitës së tij në Chicago, Obama theksoi se vendimi i gjykatës ka "shqetësuar shumë njerëz".

Në anën tjetër gjatë trazirave dhe demonstratave në Ferguson shumë restorante, dyqane, farmaci, etj, janë plaçkitur.

"Gjëra të tilla nuk më pëlqejnë. Por siç e kuptova, shumica e njerëzve thjesht ndjejnë dhimbje dhe janë të frustruar, sepse kanë ndjenjë që bashkësia nuk i trajton në mënyrë të drejtë dhe se disa individë nuk konsiderohen të denjë si të tjerët", tha Obama.

Ai po ashtu tha se për "sjelljet destruktive nuk ka justifikim". "Ka shumë mënyra më produktive për të shprehur zhgënjimin, por kemi mënyrë destruktive të sjelljes. Djegia e ndërtesave, makinave dhe shkatërrimi i pronës, rrezikimi i jetës së të tjerëve - kjo është destruktive dhe nuk ka asnjë justifikim. Këto janë akte kriminale dhe këta njerëz duhet të ndiqen penalisht", u shpreh Obama.

Sipas raportimeve të gazetarit të AA i cili ndodhet në St. Louis, policia përdor sasi të mëdha të gazit lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues në mbarë Fergusonin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme