Mbi 15.372 gra dhe vajza të vrara që nga viti 2011 në Siri

Gratë përbëjnë gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të të vrarëve në Siri.

Mbi 15.372 gra dhe vajza të vrara që nga viti 2011 në Siri

Mbi 15 mijë gra dhe vajza janë vrarë në Siri që nga viti 2011 kur filloi lufta civile në këtë vend.

Organizata për Monitorimin e Respektimit të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR), me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave publikoi një raport ku thuhet se që nga marsi i vitit 2011 në Siri janë vrarë mbi 15.372 gra, duke përfshirë edhe 4.194 vajza të mitura.

Në mesin e viktimave 641 gra janë vrarë nga snajperët apo gazrat toksike, ndërsa, siç thuhet në raport, gratë përbëjnë gjashtë për qind të numrit të përgjithshëm të të vrarëve në Siri.

Organizata për Monitorimin e Respektimit të Drejtave të Njeriut në Siri po ashtu ka theksuar se pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS në qytetet siriane Hama, Dejru'Zor dhe Rakka vranë 81 femra, në mesin e të cilave pesë ishin vrarë me gurë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme