Shtyhen negociatat për programin bërthamor iranian

Në kryeqytetin austriak Vjenë kanë përfunduar negociatat e grupit 5+1, apo përfaqësuesve të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë me delegacionin e Iranit, dhe të cilat kanë zgjatur gati dhjetë muaj.

204375
Shtyhen negociatat për programin bërthamor iranian

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbështeti me forcë të hënën në Vjenë vendimin e Iranit dhe të fuqive të mëdha për shtyrjen deri në verë të vitit 2015 të negociatave për programin bërthamor të Teheranit.

Ai përshëndeti progreset e vërteta dhe të rëndësishme të realizuar pas një jave përpjekjesh në kryeqytetin austriak dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe Kongresit Amerikan të mbështesin një shtyrje të negociatave.

“Nuk do të ishte normale braktisja e negociatave”, theksoi ai në një konferencë shtypi.

Kurse shefi i diplomacisë gjermane, Fran-Walter Steinmeier pohon se është arritur progres në negociatat mbi çështjet e armëve bërthamore iraniane dhe se është e domosdoshme të zgjidhen mosmarrëveshje aktuale dhe të "shfrytëzohet mundësia historike" për zgjidhjen e përhershme të kësaj çështjeje.

Në kryeqytetin austriak Vjenë kanë përfunduar negociatat e grupit 5+1, apo përfaqësuesve të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë me delegacionin e Iranit, dhe të cilat kanë zgjatur gati dhjetë muaj. Dje ishte afati i fundit për arritjen e marrëveshjes së përhershme mbi programin e kontestuar bërthamor iranian.

Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier në një fjalim të shkurtër për gazetarët në Vjenë tha se ka progres, por se duhet të largohen edhe disa mosmarrëveshje.

Burimet diplomatike pohojnë se negociuesit arritën marrëveshjen që negociatat të zgjaten deri në korrik të vitit të ardhshëm. Shefi i diplomacisë britanike, Philip Hammond në deklaratat për disa media ka thënë se është arritur marrëveshja që negociatat të vazhdojnë deri më 30 korrik 2015.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme