Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Presidenti amerikan, Barack Obama do të njoftojë sot dorëheqjen e Sekretarit të tij të Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen.

Për dorëheqjen e Chuck Hagel, Presidenti Obama ka thënë se “është vendosur në kohën e duhur”.

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi mbrëmjen e të hënës dorëheqjen e Sekretarit të tij të Mbrojtjes, Chuck Hagel për shkak të mosmarrëveshjeve për sa i përket miratimit të strategjisë kundër ISIS-it dhe çështjes së Afganistanit.

Presidenti amerikan dhe Sekretari i Mbrojtjes kanë zhvilluar diskutime që prej dy javësh dhe Obama vendosi dy ditë më parë të ndahet nga Hagel, 68 vjeç, anëtari i vetëm republikan i kabinetit të tij.

Presidenti Obama duke e bërë të ditur se Hagel, një mik i tij i afërt, ka shërbyer me besnikëri në ushtrinë amerikane ka thënë se “Unë e falënderoi atë për shërbimet e dhëna si këshilltar, por tani është koha e duhur për largimin e tij. Këtë e kam kërkuar nga ai para një muaji”.

Ndërkaq edhe Hagel gjatë fjalimit të tij ka thënë se edhe pas dorëheqjes do të vazhdoj të jap shërbime udhëheqjes amerikane.

Dihet se Chuck Hagel shpesh kritikonte udhëheqjen amerikane për mungesë të politikave konkrete ndaj Sirisë.

Para se Uashingtoni zyrtarë të prononcohet në lidhje me çështjen e ISIS-it Hagel kishte deklaruar se “kjo është një gjë që ne nuk e kemi parashikuar më herët dhe ajo paraqet kërcënim për të gjithë”.

Bëhet e ditur se pas Hagel, që ishte republikani i vetëm në kabinetin e Obamas, SHBA do të mund të ndryshojnë politikën e tyre ndaj ISIS-it.

Chuck Hagel, një veteran i Luftës së Vietnamit, do të mbetet në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme