Obama: Komuniteti ndërkombëtar i bashkuar, iranianët të izoluar

Presidenti amerikan, Barack Obama, përsëriti në një intervistë të publikuar të dielën se mosmarrëveshje të mëdha janë hasur me Teheranin në negociatat për programin bërthamor dhe nënvizoi izolimin e Iranit në skenën ndërkombëtare.

Obama: Komuniteti ndërkombëtar i bashkuar, iranianët të izoluar

"Çështja është nëse mund të arrijmë një marrëveshje më të përhershme se marrëveshja e përkohshme, që përfundon nesër në mbrëmje", deklaroi Barack Obama në një intervistë për stacionin televiziv "ABC", regjistruar para përfundimit të negociatave në Vjenë, ku mori pjesë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

"Mosmarrëveshjet mbeten të konsiderueshme, por kam të gjithë komunitetin ndërkombëtar në krahun tim dhe ata janë më shumë se një i vetëm", nënvizoi Obama.

Pyetur për një normalizim të mundshëm të marrëdhënieve me Iranin në rast të arritjes të një marrëveshjeje për programin bërthamor, ai nënvizoi se problemet ekzistojnë, duke cituar mbështetjen iraniane për aktivitetet terroriste në rajon dhe qëndrimin ndaj Izraelit.

"Një marrëveshje do të mundësonte zgjidhjen e një çështjeje të madhe dhe ndoshta për të filluar një proces të gjatë, gjatë të cilit marrëdhëniet Iran-SHBA, por gjithashtu ato mes Iranit dhe botës, do të fillojnë të ndryshojnë", theksoi Barack Obama.

"Mendoj se kjo do të ishte mirë për Iranin", shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme