Një goditje tjetër nga Izraeli për paqen në Lindjen e Mesme

Sipas projektligjit parashikohet që ligjet në Izrael të rregullohen duke u frymëzuar nga ligjet fetare.

Një goditje tjetër nga Izraeli për paqen në Lindjen e Mesme

Një goditje tjetër nga Izraeli për paqen në Lindjen e Mesme

Kabineti i Izraelit miratoi një projektligj të ri me anë të të cilit shteti perceptohet si një shtet çifut.

Sipas projektligjit parashikohet që ligjet në Izrael të rregullohen duke u frymëzuar nga ligjet fetare dhe që gjuha arabe të nxirret nga të qenit gjuhë e dytë zyrtare.

Ky projektligj që përjashton arabët, të cilët përbëjnë 20% të popullatës së Izraelit, nga ana e organizatave të të drejtave të njeriut cilësohet si një hap drejtë fashizmit.

Madje edhe partitë e moderuara të djathta që janë partnere të koalicionit qeverisës dolën kundër këtij projektligji. Që projektligji të ratifikohet është e nevojshme të miratohet edhe në Knesset, parlamentin e Izraelit.

Të gjitha skenaret që propozojnë zgjedhjen e problemit izralito-palestinezë me dy shtete ose me një shtet të vetëm, me vete sjellin edhe rregulloren me anë të të cilës do të njihen identitetet arabe dhe çifute.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme