Tunizia sot voto në zgjedhjet presidenciale

Favoritët kryesor sipas analistëve janë presidenti aktual Merzuki dhe lideri i partisë fituese në zgjedhjet parlamentare Sibsi.

Tunizia sot voto në zgjedhjet presidenciale

Në Tunizi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, ku të drejtën për të votuar kanë më shumë se pesë milionë qytetarë.

Shumica e qendrave të vendvotimeve, janë hapur në orën 8:00, dhe do të mbyllen në orën 19:00 sipas orës lokale.

Komisioni Zgjedhor i Tunizisë njoftoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa qendrat e votimit në rajonet e krizës të vendit do të jenë të hapura nga ora 9:00 deri në orën 14:00.

Për postin e Presidentit të Tunizisë kanë kandiduar gjithsej 27 kandidatë.

Sondazhet dhe analistët tregojnë se presidenti i vendit aktual Muhammed al-Munsif Merzuki dhe udhëheqësi i Thirrjes për Tunizinë, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, El-Baju Kaid-es-Sibsi, janë favoritët në garën presidenciale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme