Ukraina denoncon praninë e 7.500 trupave ruse në vend

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Stepan Poltorak, denoncoi sot praninë e 7.500 ushtarëve rusë në lindje të vendit, ku trupat ukrainase po luftojnë kundër separatistëve prorusë.

Ukraina denoncon praninë e 7.500 trupave ruse në vend

“Prania e 7.500 përfaqësuesve të ushtrisë ruse në territorin ukrainas është një faktor destabilizues”, deklaroi Poltorak.

”Ne po kërkojmë vendosjen e ligjit sa më shpejt të jetë e mundur në këtë territor”, theksoi ai.

Deklaratat e sipërcituara ministri ukrainas i Mbrojtjes i bëri gjatë takimit të djeshëm në mbrëmje me atashetë e huaj ushtarakë të akredituar në ish-republikën sovjetike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme