Parlamenti Evropian – Tjetër nismë për njohjen e Palestinës

Parlamenti Evropian ka ndërmarrë një tjetër nismë për njohjen e Palestinës si shtet i pavarur.

Parlamenti Evropian – Tjetër nismë për njohjen e Palestinës

Eurodeputeti socialist francez, Gilles Pargneaux, ka paraqitur për votim një projektrezolutë, që parashikon njohjen e ekzistencës së Palestinës si shtet dhe që do të diskutohet gjatë seancave të javës së ardhshme.

Në rast se projektrezoluta përfshihet në agjendën e punimeve të PE-së, votimi do të bëhet më 27 nëntor.

Pargneaux, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme në Parlamentin Evropian, në një postim të tijin në një rrejt social, deklaron se PE-ja mund të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, duke njohur Palestinën si shtet.

"Parlamenti Evropian duhet të veprojë menjëherë për zgjidhjen e problemit në fjalë", shkruan deputeti francez në postimin e tij.

Miratimi i projektrezolutës së sipërcituar, ku parashikohet njohja e Palestinës nga Parlamenti Evropian, mbart rëndësi nga pikëpamja simbolike, pasi shërben më tepër për ta ngritur dhe mbajtur gjallë këtë çështje në agjendat e qeverive të shteteve anëtare të BE-së.

Socialistët francezë në mazhorancë paraqitën të premten një projektrezolutë për njohjen e Palestinës, një nismë kjo që pason të tilla të ngjashme në Angli, Spanjë, Irlandë dhe Suedi. Në rast se rezoluta e paraqitur në Parlamentin e Francës do të përfshihet në agjendën e punimeve, parashikohet që të diskutohet më 28 nëntor dhe të votohet më 2 dhjetor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme