SHBA – Obama prezanton masat për 11 milionë klandestinë

Presidenti amerikan, Barack Obama, njoftoi të mërkurën se do të prezantonte sot në mbrëmje, nga Shtëpia e Bardhë, masat për emigracionin, që do të mund të ofrojnë një zgjidhje të përkohshme për 11 milionë klandestinë, që jetojnë në SHBA.

SHBA – Obama prezanton masat për 11 milionë klandestinë

"Nesër në mbrëmje, do të njoftoj nga Shtëpia e Bardhë vendimet që mund të marr për të nisur përmirësimin e sistemit tonë të emigracionit, që nuk funksionon më", theksoi Presidenti amerikan në një video të postuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

"Të gjithë jemi dakord se sistemi ynë i emigracionit nuk funksionon më. Fatkeqësisht, Uashingtoni e ka lënë situatën të përkeqësohet që prej shumë kohësh", nënvizoi Obama në këtë mesazh të regjistruar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme