OKB: 1000 të vrarë pas vendosjes së armëpushimit në Ukrainë

Që prej mesit të muajit prill, ky konflikt kundër separatistëve pro-rusë të mbështetur nga Moska ka shkaktuar 4 317 të vrarë.

OKB: 1000 të vrarë pas vendosjes së armëpushimit në Ukrainë

Një mijë persona janë vrarë në Ukrainë që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit në lindje të vendit më 5 shtator, njoftoi sot zyra e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

”Nga 5 shtatori deri më 18 nëntor ka pasur 957 të vrarë (838 burra dhe 119 gra), një mesatare prej 13 të vrarësh në ditë”, sipas raportit mbi situatën për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë.

Numri i të zhvendosurve gjithashtu është rritur ndjeshëm duke arritur nga 257 489 më 18 shtator në 466 829 persona më 19 nëntor.

Që prej mesit të muajit prill, ky konflikt kundër separatistëve pro-rusë të mbështetur nga Moska ka shkaktuar 4 317 të vrarë duke përfshirë dhe 298 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit MH17 të ”Malaysian Airlines” rrëzuar në muajin korrik.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme