Rumani – Klaus Iohannis fiton zgjedhjet me 54 për qind të votave

Kandidati i së djathtës, Klaus Iohannis, fiton zgjedhjet në Rumani me më shumë se 54 për qind të votave, duke sjellë një përmbysje të ashpër për Kryeministrin socialdemokrat, Victor Ponta, sipas rezultateve të pjeshme të publikuara sot.

Rumani – Klaus Iohannis fiton zgjedhjet me 54 për qind të votave

Iohannis, 55 vjeç, kryetar bashkie i Sibiut (qendër) dhe që vjen nga minoriteti gjerman, është shpallur fitues në shumë deparatamente të konsideruara si bastione të majta, sipas rezultateve që dalin nga numërimi i 96 për qind të kutive të votimit.

Niveli i pjesëmarrjes u ngrit në 64 për qind, një rekord për këtë vend, ku përtesa e votuesve e shkaktuar nga varfëria dhe korrupsioni nuk ka pushur së rrituri që prej viteve 1990.

Mobilizimi ka qenë veçanërisht i lartë tek të rinjtë, banorët e qyteteve të mëdha dhe të atyre që jetojnë jashtë vendit, që bënë të ndryshojë bilancin në favor të Iohannisit.

Ponta, 42 vjeç, që kishte fituar raundin e parë dhe shihej si fitues i raundit të dytë me 8 pikë më shumë sesa kundërshtari i tij, e përjashtoi dorëheqjen pas humbjes së tij, duke garantuar se “do të vazhdojë të bëjë detyrën për vendin”.

Dje në mbrëmje, me mijëra persona dolën në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me rumunët në diasporë, të penguar që të shprehin vullnetin për shkak të numrit të pamjaftueshëm të qendrave të votimit. Por pas shpalljes së rezultateve këto manifestime u shndërruan në festime.

Në Bukuresht, gati 20 mijë persona i ofruan një pritje prej triumfuesi Iohannisit, që vajti t’i përshëndesë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme