Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Irak - Ushtria rimerr kontrollin e rafinerisë së naftës Bejxhi

Autoritetet irakiane theksojnë se militantët e ISID janë larguar nga rafineria dhe forcat e sigurisë po përpiqen të çaktivizojnë bombat e vendosura nga ISID.

Irak - Ushtria rimerr kontrollin e rafinerisë së naftës Bejxhi

Ushtria e Irakut njofton se ka e thyer plotësisht rrethimin e rafinerisë së naftës Bejxhi Petrol, e cila cilësohet si më e madhja në vend dhe që mbahej e rrethuar prej 4 muajsh nga ISID.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, forcat e ushtrisë të ndihmuar nga policia dhe grupet e armatosura lokale thyen krejtësisht rrethimin e ISID në rafinerinë e naftës Bejxhi Petrol, në rajonin Salahadin.

Autoritetet theksojnë se militantët e ISID janë larguar nga rafineria dhe forcat e sigurisë po përpiqen të çaktivizojnë bombat e vendosura nga ISID.

Një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes të Irakut në një deklaratë të mëparshme kishte njoftuar se forcat e qeverisë kanë mundur të hyjnë nga perëndimi dhe jugu në rafinerinë Bejxhi dhe se rrethimi është pothuajse në thyerjen e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme