Iran - Të martën pritet marrëveshja për programin bërthamor

Qeveria iraniane ka deklaruar se bisedimet mund të zgjasin deri më 24 nëntor, kur pritet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dyja palëve

190581
Iran - Të martën pritet marrëveshja për programin bërthamor

Negociatat për programin bërthamor mes Iranit dhe vendeve të grupi 5+1 do të mbahen më 18 nëntor në Vjenë.

Delegacioni iranian të martën do të udhëtojë për në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e programit bërthamor. Qeveria e Iranit ka deklaruar se bisedimet mund të zgjasin deri në 24 nëntor, kur pritet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dyja palëve. Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Sayed Abbas Araghchi ka deklaruar më parë se marrëveshja përfundimtare në lidhje me programin bërthamor do të jetë e dobishme për Iranin, por edhe për Perëndimin.

"Ne i kemi marrë seriozisht negociatat drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mbi programin bërthamor. Ne e shohim se pala kundërshtare është shumë serioze dhe e vendosur për këtë çështje", theksoi zyrtari iranian.

Ndërkohë, është dakorduar që 24 nëntori të jetë datë përfundimtare kur do të mbahet takimi në kuadër të negociatave mes Iranit dhe vendeve të grupit 5+1 (Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Gjermania).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme