G20 Australi - Përfundoi sesioni i parë i samitit të liderëve

Në sesionin e zhvilluar me dyer të mbyllura për shtypin në qendrën e kongreseve në Brisbane të Australisë morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të grupit G20.

G20 Australi - Përfundoi sesioni i parë i samitit të liderëve

Ka përfunduar sesioni i parë me temë "Ekonomia Globale: Forcimi i Rritjes dhe Krijimi i Vendeve të Punës" në Samitin e liderëve G20, i cili zhvillohet në Brisbejn të Australisë.

Në sesionin e zhvilluar me dyer të mbyllura për shtypin në qendrën e kongresit në Brisbejn morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të G20, si dhe Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutollu, Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, Kryeministri britanik David Cameron, Presidenti rus Vladimir Putin, kancelarja gjermane Angela Merkel.

Liderët pas sesionit të parë të zhvilluar me dyer të mbyllura për median në qendrën e kongresit, u bashkuan përsëri për të dalë në një foto të përbashkët. Në foton e përbashkët të Samitit ishte prezent edhe kryeministri Davutollu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme