Stokholmi konfirmon praninë e nëndetëses së huaj

Suedia konfirmoi sot se një nëndetëse e huaj kishte shkelur ujërat e saj territorialë në muajin tetor duke siguruar se kishte riforcuar kapacitetet të shmangur situata të tilla.

Stokholmi konfirmon praninë e nëndetëses së huaj

“Ne mund të konfirmojmë se një nëndetëse me përmasa të vogla ka qenë e pranishme në ujërat suedeze. (…) Ky është një vëzhgim që e kemi bërë me dedektorët tanë”, njoftoi shefi i shtabit të përgjithshëm, Sverker Goranson në një konferencë shtypi me kryeministrin, Stefan Lofven.

“Ne nuk jemi në dijeni për përgjegjësit e kësaj shkeljeje (…) por, më lejoni t’u them qartë atyre se kjo është krejtësisht e papranueshme, ne nuk lejojmë aktivitete sekrete në ujërat tona. Ne do të rrisim kapacitetet tona të kërkimit dhe identifikimit të atyre që vazhdojnë misione të paligjshme në territorin suedez”, konfirmoi Lofven.

“Ne do të mbrojmë integritetin territorial me të gjitha mjetet që disponojmë”, nënvizoi ai.

Kjo është një prej rasteve të para që forcat e armatosura janë në gjendje të japin prova për një shkelje të territorit të tyre.

Nga 17-24 tetori, Suedia ndërmori një operacion për gjetjen në detin Balltik dhe në srkipelagun e Stokholmit të një nëndetëseje të mundshme, me shumë gjasa ruse.

Rusia përgënjeshtroi çdo përfshirje duke theksuar se nëndetësja ishte holandeze, një informacion i hedhur poshtë nga Holanda.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme