Koreja e Jugut sfidon Japoninë me stërvitjeve ushtarake

Koreja e Jugut planifikon të kryejë stërvitje ushtarake në bregun lindor, për të paralajmëruar Japoninë, raporton agjencia lokale e lajmeve Yonhap.

Koreja e Jugut sfidon Japoninë me stërvitjeve ushtarake

Stërvitja ushtarake në fjalë do të zhvillohet më 24 nëntor në ishull shkëmbor Korean të quajtur Tokto.

"Marinsat do të realizojnë ulje me helikopter UH-60," thotë një burim qeveritar. Pavarësisht reagimeve të mëparshme të Japonisë në lidhje me këto stërvitje, zëdhënësi i Ministrisë Koreane të Mbrojtjes Wi Yong-seop në konferencë për media konfirmoi se "stërvitja do të realizohet siç është planifikuar."

Koreja e Jugut stërvitje të tilla i realizon dy herë në vit, që nga viti 1986 dhe angazhon policinë në kohën e zhvillimit të tyre për të forcuar masat e sigurisë së ishujve Takeshima, të cilat i përkasin Japonisë, por të cilat janë më afër bregdetit të gadishullit Korean.

Seuli vazhdimisht provokon qeverinë japoneze me stërvitje të cilat i kryen në afërsi. Muajin e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme Koreano-Jugore, lëshoi një deklaratë në lidhje me qëndrim e tillë të Tokios, të cilin e quan të "mjerueshëm".

Debati u ashpërsua këtë javë, kur këngëtarit Koreano-Jugor, Lee Seung-Chul nuk iu lejua hyrja në Japoni, duke mos dhënë asnjë shpjegim. Lee Seung-chul kishte performuar në ishull me rastin e përvjetorit të 69-të të çlirimit të Koresë nga sundimi japonez, që nga 1910.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Koreane, Noh Kwang-il, të martën tha se: "është për të ardhur keq që shtetasi Korean nuk u lejua të hyjë në Japoni, pa dhënë shpjegime."

Menjëherë pas fillimit të mandatit, Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, refuzoi të realizoj takim me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Pasi ishin ulur pranë njëri-tjetrit gat darkës me rastin e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), i cili në fillim të kësaj jave u zhvillua në Kinë, të dy presidentët kanë udhëtuar në Mianmar, ku ishte edhe presidenti amerikan Barak Obama, pas së cilës do të takohen përsëri në samitin e G20 në Australi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme