Jordani - Abdullah II i kërkon Izraelit të ndërpresë dhunën

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i kërkoi të enjten Izraelit që të ndërpresë dhunën e vazhdueshme në Jerusalem.

Jordani - Abdullah II i kërkon Izraelit të ndërpresë dhunën

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i kërkoi të enjten Izraelit që të ndërpresë dhunën e vazhdueshme në Jerusalem, me rastin e një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili gjithashtu kritikoi përshkallëzimin e tensioneve mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Në përfundim të takimit në Aman, Mbreti Abdullah II pohoi se Jordania do të vazhdojë marrëveshjet dhe konsultimet me palët e ndryshme në kuadrin e përpjekjeve, që ajo ka hapur për të rifilluar negociatat e paqes mbi statusin përfundimtar të territoreve palestineze, sipas një komunikate të Pallatit Mbretëror.

“Por kjo kërkon një veprim të vërtetë dhe të sinqertë në këtë aspekt nga ana e Izraelit, theksoi ai, duke i kërkuar kryesisht izraelitëve që të heqin dorë nga marrja e masave të njëanshme, dhunën e vazhduar në vendet e shenjta të qytetit të Jerusalemit, në veçanti ato që prekin Sheshin e Xhamive dhe Xhaminë Al-Aksa, që Jordania, si mbrojtëse e këtyre vendeve të shenjta, i kundërshton fuqishëm”, vazhdohet në këtë komunikatë.

Mbreti i Jordanisë rikonfirmoi se e vetmja mënyrë për të arritur paqen e shpresuar është ngritja e një shteti palestinez të pavarur në kufijtë e qershorit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme