Izraeli heq kufizimin e moshës së myslimanëve për në Al-Aksa

Policia izraelite njoftoi të enjten se nuk do të ketë kufizime të moshës gjatë faljes së sotme të namazit të xhumasë.

Izraeli heq kufizimin e moshës së myslimanëve për në Al-Aksa

Bëhet e ditur se autoritetet izraelite kanë hequr ndalimin për hyrje në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit Lindor, duke lejuar hyrjen për besimtarët, pavarësisht moshës.

Policia izraelite njoftoi të enjten se nuk do të ketë kufizime të moshës gjatë faljes së sotme të namazit të xhumasë. Vendimi u mor menjëherë pas një takimi në Aman mes kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, mbretit të Jordanisë Abdullah II dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Pas takimit, Netanjahu tha se Izraeli është i përkushtuar për ruajtjen e gjendjes së tanishme në vendet e shenjta në Jerusalemin Lindor.

Kerry tha se janë arritur hapa të rëndësishme në për uljen e tensioneve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve në lidhje me vendet e shenjta në këtë fushë. Më parë këtë muaj, Jordania, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e vendeve të shenjta në Jerusalem, në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të vitit 1994, jo larg e ftoi ambasadorin e Tel Avivit, në shenjë proteste kundër dhunës izraelite në Jerusalemin Lindor.

Tensionet në Lindje të Jerusalemit janë rritur nga fundi i muajit të kaluar, kur Izraeli mbylli Al-Aksën disa orë pas plagosjes së rabinit radikal.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme