OKB e shqetësuar për Ukrainën

"Ne jemi shumë të shqetësuar për mundësinë e një ri-kthimi të konfliktit në shkallë të gjerë në Ukrainën Lindore" tha sot një nga Zëvendëssekretarët e Përgjithshëm të OKB-së, Jens Anders Toyberg-Frandzen.

OKB e shqetësuar për Ukrainën

Kombet e Bashkuara, kanë njoftuar se janë të shqetësuar për kthimin në një konflikti të mundshëm, ku kohët e fundit janë rritur mobilizimet e lëvizjet ushtarake në Ukrainën Lindore.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) me ftesë të Ukrainës ka zhvilluar një takim urgjent për të diskutuar veprimet ushtarake në lindje të vendit. Në takimin e 26'të të zhvilluar nga KS-OKB që nga fillimi i krizës, një nga Zëvendës Sekretarët e Përgjithshëm të OKB-së Jens Anders Toyberg-Frandzen tha se siguria dhe gjendja në rajon po përkeqësohet.

Toyberg-Frandzen informoi këshillin në lidhje me zhvillimet politike dhe aktivitetin ushtarak në periudhën e fundit duke theksuar se ngjarjet të cilat kanë filluar pas 3 nëntorit dëmtojnë marrëveshjen e Minskut tha se" Jemi të shqetësuar për mundësinë e kthimit në shkallë të gjerë të një konflikti në Ukrainën Lindore.

Toyberg-Frandzen duke shpjeguar se vazhdimi i konflikteve me intensitet të ulët dhe të parregullta për muaj me rrallë dhe mundësia për rritje të numrit të viktimave, që të dy mundësitë për Ukrainën do të jenë "fatkeqësi".

Toyberg-Frandzen duke theksuar identifikimet në raportet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) se janë dërguar karvane me armë në rajonet të cilat kontrollohen nga rebelët tha se "Dështimi për të siguruar sigurinë e kufirit ruso-ukrainase është një nga pengesat për paqe"

Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Veçantë të OSBE-së në Ukrainë Erturrull Apakan (Ertuğrul Apakan) i cili u lidh me telekonferencë me Këshillin përshkroi zhvillimet në rajon dhe sfidat me të cilat përballen vëzhguesit e OSBE-së.

"Po shkelet sovraniteti i Ukrainës"

Edhe Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB Samantha Power, ka akuzuar Rusinë se po shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe se Rusia nuk po mban premtimet e bëra dhe po armatos separatistët.

Ndërsa Përfaqësuesi i Përhershëm i Britanisë në OKB Lyall Grant, i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë ushtarët dhe armët nga Ukraina dhe ka theksuar se Rusia po shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme