Kush është lideri i ISID, Ebu Bekr el-Bagdadi?

Gjenerali pakistanez në pension, ish-shefi i përgjithshëm i inteligjencës ushtarake Hamid Gul ka zbuluar një seri informacionesh interesante në lidhje me kreun e ISID Bagdadin.

Kush është lideri i ISID, Ebu Bekr el-Bagdadi?

Ish-kreu i agjencisë së zbulimit ushtarak të Pakistanit, Hamid Gul, thotë se udhëheqësi i organizatës terroriste ISID, Abu Bakr al-Baghdadi, në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar, ishte trajnuar në kampet e Afganistanit.

Lideri i ISID-it dhe Kalifi i tyre Abu Bakr al-Baghdadi është figurë enigmatike për të cilin publiku di shumë pak, përfshi edhe institucionet zyrtare, si edhe të dhënat e fshehta të SHBA-ve. Nuk ekziston edhe një burim i justifikuar për të kaluarën Baghdadit, ndërsa sipas informacioneve, në të cilat arritën mediat, bëhet fjalë për personin me emrin Ibrahim Avvad Ibrahim Ali al-Bedri.

Lindur më 1971 në qytetin irakian Samara në veri të Bagdadit. Ai ka doktoruar në Fakultetin e Studimeve Islame, Universiteti i Bagdadit, ku punoi si ligjërues.

Gjatë pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, thuhet se shërbeu në një xhami të Bagdadit. Për shkak të mbështetjes së rezistencës irakiane në vitin 2004, u arrestua në Falluzha dhe deri në vitin 2009 ishte paraburgosur në Kampin Buxha (Bucca) në Bagdadin jugor, që është përdorur si burg ushtarak amerikan.

- SHBA-të nuk zbulojnë informacione në lidhje Baghdadin

Pavarësisht akuzave të shumta rreth qëndrimit pesëvjeçar të Baghdadit në kampin amerikan, institucionet zyrtare të Shteteve të Bashkuara ende nuk japin informacione në lidhje me të. Akuzat e publikuara nga gazeta amerikane "New York Times" si dhe intervista me ushtarakun amerikan i cili ishte përgjegjës për kampin Bucca, Kenneth King dhe portali "The Daily Beast" kanë tërhequr vëmendjen e publikut, kur është fjala për këtë temë. King, konfirmoi se Baghdadi deri në vitin 2009, ishte arrestuar në burgun Bucca dhe se pas mbylljes së burgut, së bashku me të burgosurit e tjerë, i janë dorëzuar autoriteteve irakiane, të cilët e liruan më pas. Me rastin e dorëzimit të burgosurve tek autoritetet e Irakut, King thotë se Bagdadi m'u afrua dhe më tha: "Shihemi në Nju-Jork."

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki në konferencë për gazetar më 7 korrik, kishte deklaruar se nuk mund të konfirmojë dhe as të mohojë pretendimet rreth qëndrimit të Baghdadit në kampin amerikan. Për këtë çështje më vonë u diskutua edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësuesit e të cilit kërkuan nga autoritetet tu përgjigjen pyetjes nëse Baghdadi ishte në kampet amerikane dhe si u lirua. Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit,Brett McGurk tha se nuk ka informacion mbi lirimin e Baghdadit dhe se personalisht në atë kohë nuk kishte qenë në qeveri. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë përgjigje të detajuar rreth kësaj pyetje.

Gjenerali në pension pakistanez dhe ish shefi i përgjithshëm i inteligjencës ushtarake Hamid Gul, në një intervistë për AA zbuloi një seri informacionesh interesante në lidhje me kreun e ISID Baghdadin. Gul gjatë periudhës 1979-1989 ishte një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të mbështetjes pakistaneze ushtarake dhe logjistike të grupeve lokale afgane, të cilat rezistonin pushtimin nga forcat sovjetike.

Gul pohon se në vitin 1988, vizitoi kampet në rajonin Khost të Afganistanit dhe në mesin e të rinjve ishte edhe udhëheqësi i ISID Baghdadi. "Atje kam takuar një grup të të rinjve arab. Afganët dhe arabët ndryshojnë në dukje. Në pyetjen se kush jeni, ata ma vërtetuan se ishin arabë. Atje, ata ishin trajnuar për të luftuar në rrugën e Perëndisë. Familjet e mira, kishin dërguar të rinjtë për ti ndihmuar luftëtarëve xhihadistë. Të ndezin zjarre, të gatuajnë në kuzhinë dhe të shërbejnë në kamp. Ata me të vërtetë ishin djelmosha të rinj, më shumë fëmijë. Besoj se njëri prej tyre ishte Ibrahim Bedri, apo Ebu Bekr el-Baghdadi," tha Gul. Gjenerali në pension Gul thotë se autoritetet amerikane arrestuan dhe e mbajtën në burg al- Baghdadin dhe se ata duhet të kenë informacione në lidhje me të.

- Të maskuar dhe gjatë takimeve me komandantët e tyre

Baghdadi këmbëngul të ruaj fshehtësinë e të dhënave rreth tij, ndërsa shumë burime thonë se ai vendos maskë edhe gjatë takimit me komandantët e ISID-it. Mediat përdorin dy fotografi për të cilat vetëm supozohet që fytyra mbi to është me të vërtetë e Baghdadit. Fotografinë e parë, është botuar nga qeveria e Irakut, ndërsa tjetra është një fotografi nga fletarresti i SHBA-ve.

Paralelisht me këtë, nëpër media është shfaqur edhe një video, ku pretendohet se duket Baghdadi. Fjala është për një xhirim të cilin ISID kishte publikuar në internet më 5 korrik, e që pretendohet se është xhirim gjatë hutbes në xhaminë e Mosulit.

Ndërsa identiteti i vërtet i liderit të ISID-it, al Baghdadi mbetet një mister, në media javën e kaluar u dha lajmi se ai ishte plagosur rëndë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me këtë dhe se nuk e dinë se ku ai ndodhet dhe si qëndron gjendja e tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme