Afganistan: Sulm kamikaz ndaj autokolonës së NATO-s

Në sulmin kamikaz të ndërmarrë ndaj autokolonës së NATO-s në provincën Nangerhar në lindje të Afganistanit ka humbur jetën 1 person raportojnë agjencitë e lajmeve.

Afganistan: Sulm kamikaz ndaj autokolonës së NATO-s

Zëdhënësi i prefekturës së Nanghar, Ahmed Zija Abdulazaj në një deklaratë tha se sulmi i parë kamikaz është ndërmarrë në rajonin Reng Road me një mjet të ngarkuar me lëndë eksplozive ndaj autokolonës së NATO's, ku rezulton që në ngjarje të ketë humbur jetën vetëm agresori kamikaz.

Zëdhënësi gjithashtu ka theksuar se ushtarët e NATO-s nuk kanë pësuar dëme fizike, por mjeti i blinduar i NATO-s ka dalë jashtë përdorimit.

Ndërsa sulmi i dytë kamikaz ka ndodhur në rajonin Laseme Veyale duke pasur përsëri në shënjestër një autokolonë tjetër të trupave të NATO-s në Afganistan.

Zëdhënësi i policisë së Nangarhar-it, Hüseyin Meşrekival,ka theksuar se një mjet i tipit xhip i ngarkuar me lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të autokolonës së NATO-s duke shkaktuar vdekjen e kamikazit dhe të një civili, si dhe plagosjen e 1 civili tjetër.

Zëdhënësi ka theksuar se ushtarët e NATO-s nuk kanë pësuar dëme fizike, kurse mjeti i blinduar i NATO-s ka dalë jashtë përdorimit.

Gjithashtu raportohet se në të dy autokolonat e sulmuara kanë qenë të pranishëm ushtarë amerikanë.

Forcat e NATO-s në Afganistan, kanë konfirmuar sulmin e parë dhe se nuk kanë pasur humbje në njerëz.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mücahid, që mori përgjegjësinë për sulmet, pretendoi se është vrarë një numër i madh i ushtarëve amerikanë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme